Pas Mahrezit

March 8, 2022
1 minut lexim

Paris Saint-Germain dhe Chelsea raportohet se kanë shprehur interesim për transferimin e Riyad Mahrezit të Manchester Cityt.

Algjeriani ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, teksa ka kontratë aktuale deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Kësisoj, PSG dhe Chelsea thuhet se janë duke monitoruar situatën e tij në “Etihad”, sipas “FootMercato”.

Klubi francez e sheh Mahrezin si zëvendësues ideal të 34-vjeçarit, Angel Di Maria, të cilit i skadon kontrat në fund të këtij sezoni. Argjentinasi ende nuk ka vendosur për të rinovuar ose jo me parisienët.

Në anën tjetër, “Blutë” nga Londra thuhet se janë të interesuar për të nënshkruar me një sulmues efektiv para golit, siç është anëtari i Manchester Cityt.

31-vjeçari tashmë ka krijuar një përvojë të madhe në Premier Ligë, pasi po luan sezonin e katërt në elitën e futbollit anglez.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Moti në dy ditët e ardhshme, borë e temperature të ulëta

Story i radhës

Fifi merr dedikimin emocionues nga partneri për 8 Mars

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë