Twitter ka bllokuar përdoruesit të publikojnë lidhje nga platforma rivale e medias sociale Mastodon.
Mastodon është një platformë që funksionon me grupe, quajtur servera, bazuar në tematika të caktuara.
Rrjeti social Twitter bllokoi lidhjet nga disa prej serverët më të mëdhenj ku përdoruesit regjistrohen përfshirë kanalin shumë popullor “social.”
Gjithashtu Twitter ka ndaluar përdoruesit të shtojnë lidhje tek llogaria e tyre në Mastodon duke i quajtur maluerë.
Nuk ka asnjë provë se Mastodon përmban maluerë dhe platforma fitoi qindra mijëra përdorues në Nëntor me disa përdorues të Twitter të cilët kërkonin platforma alternative.
Megjithatë ekziston një mënyrë për të ndarë lidhjet për në Mastodon por nuk duhet të jenë në të vërtetë lidhje por të postohen si tekst.
Nuk është e qartë arsyeja e këtij bllokimit të Mastodon në Twitter. Përdoruesit që përpiqen të postojnë lidhje marrin një mesazh gabimi që thotë se është identifikuar si potencialisht i dëmshëm.
Përveç bllokimit të lidhjeve, Twitter ka vepruar duke mbyllur llogarinë e rivalit. Lajmi vjen në të njëjtën ditë që Twitter bllokoi llogaritë e disa gazetarëve. /PCWorld Albanian