Pas letrës së Kryeministrit Albin Kurti drejtuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut, ka reagiar Gani Geci.
Ai thekson se kjo LDK kishte programin më të mirë parazgjedhor dhe duhet të kërkojë zbatimin e tij në tërësi, përfshirë rritjen e koeficientit të pagave në 150 euro që në javën e parë të qeverisjes së re.
Sipas tij, LDK duhet t’i tregojë LVV-së se nuk di të qeverisë dhe të insistojë në zbatimin e programit të saj si kusht për çfarëdo marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit.
Reagimi i plotë i Gecit në Facebook:
Pas letrës së Albin Kurtit për Lumir Abdixhikun
Tani për LDK-në janë pajtuar të gjithë në Kosovë se LDK-ja e ka pasur programin më të mirë prazgjedhor nga të gjitha partitë, andaj mendoj se LDK duhet t’i tregojë LVV-së se nuk di të qeverisë, nuk di të bëjë program, nuk di të krijojë ura miqësie as me ndërkombëtarët as me shqiptarët, prandaj LDK-ja duhet të insistojë që të inkorporohet në përgjithësi programi i LDK-së.
Të rritet koeficienti 150 euro që javën e parë dhe të zbatohet në tërësi programi parazgjedhor i LDK-së, dhe pastaj të flasin për ndarje pushtetesh.
Burimi: botasot.info