Pas largimit, Avdiu godet Besën: Jeni parti e vogël, lokaliste, pa vizion dhe organizim serioz!

August 3, 2023
1 minut lexim

Pasi dje edhe publikisht njoftoi se do të largohet nga Lëvizja Besa për t’ju bashkuar ish shokut të tij, Arjanit Hoxha në rrugëtimin politik, ish zëdhënësi i partisë së Kasamit, Faruk Avdiu ka lëshuar një goditje për ish partinë e tij, njofton indeks.mk

Në njoftimin e lëshuar për largimin e tij nga Besa të shoqëruar me një fotografi krah Hoxhës, Avdiu ka thënë se ka vendosur të largohet nga kjo parti sepse sipas tij, është strukturë që nuk ka as ide dhe as vizion për organizimin politik të shqiptarëve jasht Tetovës.

Sipas Avdiut, Besa është parti lokaliste, që nuk kalon kufijtë e Tetovës.

“Pas situatës së krijuar dhe dëgjimit të dy palëve, jam bind se Lëvizja BESA nuk ka as ide dhe as vizion për organizimin politik të shqiptarëve jasht Tetovës. Prandaj duke mos dashur të jem pjesë e një strukture lokaliste kam vendosur që rrugëtimin politik ta vazhdoj me formacionin e ri politik që paralajmëroi Arjanit Hoxha”, ka shkruar Avdiu në “Facebook”./indeks.mk/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pritje të gjata për dokumentet me emrin e ri të shtetit

Story i radhës

Versioni i ri i Chrome përmirëson shkarkimet në desktop dhe kërkimet në mobile

Të fundit nga

ShkoLartë