pas kurtit emisari britanik pritet nga osmani 6204f830bbfae

Pas Kurtit, Emisari britanik pritet nga Osmani

February 10, 2022
1 minut lexim

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Emisari special i Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka zhvilluar një takim edhe me Vjosa Osmanin.

Një ditë më parë, Peach ka zhvilluar vizitë dy-ditore në Serbi, ku u takua me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petrar Petkoviq.

I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, në fund të vizitës së tij në Beograd, tha se u kishte thënë liderëve në Serbi se Britania e Madhe mbështet dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës që çon në Bashkimin Evropian.

“Emërimi im është një shenjë e përkushtimit tonë për një të ardhme të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë të këtij rajoni të rëndësishëm”, tha Peach përmes një videomesazhi në Tëitter.

Ai tha se ka takuar liderët shtetërorë të shtetit të Serbisë gjatë vizitës në këtë vend me të cilët ka folur për rajonin dhe sfidat më të gjera të sigurisë ndërkombëtare./albeu.com/

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

GRUBI KUKAN
Story i mëparshëm

Grubi shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-diplomatit europian, Eduard Kukan

tabaku tregon arsyet pse pd do te votoje pro zgjatjes se vettingut 6204f8e8f2d7d
Story i radhës

Tabaku tregon arsyet: Pse PD do të votojë pro zgjatjes së vettingut

Të fundit nga

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Ulja e çmimeve të naftës në nivel global, pas vendosjes së tarifave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj të gjithë botës, sipas kryetarit të Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani,
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë