Pas kreut të SPAK, Berisha shpërthen edhe ndaj kryetares së KLP: Ti je njeri i krimit, ke turpëruar veten

min lexim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë reagoi sot duke deklaruar se dënonte fyerjet dhe kërcënimet ndaj Altin Dumanin nga Sali Berisha, i cili një ditë më parë e etiketoi atë si “horr dhe llum”.

Pas deklaratës së KLP, Berisha ka reaguar sërish duke e quajtur Duamanin “mercenari i organizatës kriminale Skapi”. Ai ka sulmuar dhe kryetaren  e KLP Mirela Bogdanin duke i thënë se “ka turpëruar veten dhe se është njeri i krimit”.

“Sot kryetarja e KLP-së, zonja Bogdani, e cila është kryetare e KLP-së, kandidatura e Arben Rakipit, e mafiozit, e kryemafiozit të Shkollës së Magjistraturës dhe xhelatit të Sigurimit të Shtetit, sot ka bërë një komunikatë pas sulmeve të ligjshme që unë me fakte, me dokumente kam bërë kundër Altin Dumanit, mercenarit të organizatës kriminale Skapi i partisë dhe BKH-së, kundër prokurorëve skapistë që i paguajnë qytetarët shqiptarë sa 70 pensionistë në muaj”, deklaroi Berisha nga dritarja e banesës.

“Zonja Bogdani, nuk të njoh dhe nuk e kam për mbarë që për njerëz që nuk i njoh, të flas. Por për deklaratën tënde, së pari duhet të siguroj çdo punonjës të institucioneve të Shqipërisë, që bëjnë punën me nder, që bëjnë punën me përkushtim, unë kam vetëm respekt dhe vetëm respekt.  Por ti zonjë, që reagove sot, ti je skllave e Vath Stakës dhe Altin Dumanit.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, unë sot denoncova faktin se anëtari i KLP-së, favoriti i zonjës Bogdani, Vath Staka është një kriminel me çizme, i cili me urdhër të Taulant Ballës ka liruar 2 terroristë.

Terroristë u them sepse ata i vendosën tritolin për të ekzekutuar në publik Lulzim Kullën, paçka se ekzekutimi publik është një akt makabër dhe përreth tij mund të vriteshin kushedi sa të tjerë, sepse tritolin e kishin vendosur nën shalën e biçikletës. Zonjë, e ke kuptuar ti se çfarë ke bërë me deklaratën tënde të  sotme? Ke turpëruar, ke implikuar veten se ke mbrojtur një kriminel të KLP-së. Ti nuk je njeri i ligjit, por je njeri i pilafit, je njeri i tarafit. Ti nuk je njeri i ligjit, ti je njeri i krimit. ,Shko pak merri dosjen e Lulzim Kullës. Shko e shihe se kush e urdhëroi anëtarin e KLP-së, dhe kërkon respekt. Turp të keni, po si mund t’u respektoj juve?

Prandaj fyerjet, poshtërimin, sulmet ndaj institucioneve i bëni ju që mbroni krimin dhe kriminelët dhe në vend që të falënderoni për denoncimin, lëshoni deklarata të diktuara nga Fatmir Xhafaj, nga Edi Rama, nga Llum Dumani, etj.

Çfarë je ti, KLP, që shkon si ushtare në komisionin Xhafaj, cilat janë lidhjet tua, thuaja shqiptarëve që të detyrojnë në komisionin e Geron Xhafës? Unë u them atyre që kanë votuar atë komunikatë, uniteti juaj është unitet në krim. Është unitet në mbrojtje të krimit. Është unitet në turpin e dheut. Ndaj dhe o mercenarë, mos mendoni se do mund të mbani në këmbë këtë regjim me vetëposhtërimin që i bëni vetes dhe institucionit që drejtoni. Edhe njëherë, ju falënderoj me mirënjohje”, tha ai.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti me porosi të re: Nëse preket gjuha shqipe, të gjithë shqiptarët do të jenë në këmbë

Story i radhës

“Kurti, fitore me diferencë”/ A do të ketë nevojë për koalicion? Ja si përgjigjet publicisti Surroi

Të fundit nga

Parashikimi motit

1 Shkup, 21 nëntor – Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu,