Pas humbjes nga Real Madridi, eskaloi situata në PSG – u përleshën Neymar e Donnarumma

Duket se futbollistët e Paris Saint-Germainit kanë qenë shumë të mllefosur dhe të mërzitur me eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Ata e kishin kualifikimin në dorë pasi po udhëhiqnin me dy gola nga dy ndeshje, por nuk mundën ta ruanin kapitelin në pjesën e dytë të ndeshjes së mbrëmshme.

Parisienët u mposhtën 1:3 nga Real Madridi në “Santiago Bernabeu” duke i dhënë kështu fund eksperiencës në këtë garë.

Portieri Gianluigi Donnarumma bëri gabim trashanik në njërin prej tre golave të Karim Benzemas.

Kjo ka qenë akuza që ia ka bërë braziliani atij.

E në ndërkohë, Donnarumma ia ka kthyer Neymarit duke e akuzuar se ishte ai fajtori kryesor në golin e dytë të pësuar pasi ishte pikërisht ai që e humbi topin.

Dhe, këto akuza dhe kundër-akuza duket se kanë bërë që të eskalonte situata.

Mediumi “Ole” raporton se portieri italian dhe sulmuesi brazilian janë përleshur në dhomën e zhveshjes.

Ishin bashkëlojtarët ata që i ndanë dy lojtarët. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të rigjesh dëshirën për të jetuar kur ndjehesh bosh?

Story i radhës

Vrau çiftin dhe fëmijët/ 61-vjeçari grek rrëfen si masakroi familjen shqiptare në dhomën e tyre të gjumit

Të fundit nga