Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka ftuar shoqërinë civile dhe OJQ-të për takimin e dytë konsultativ për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë.
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas diskutimi do të jetë i mbyllur.
Takimi mbahet në Hotel International Prishtina (Veternik), salla “Konica”, duke filluar nga ora 11:00.
Para pak ditësh, Abdixhiku i ka takuar gazetarë dhe analistët me të cilët ka folur gjatë për situatën në Kosovë.