Pas gati dy vitesh, Besa Gashi shfaqet në publik

Ish-missi Besa Gashi është shfaqur në publik që pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi në vitin 2021.

Në janar të vitit 2021, vdiq tragjikisht bashkëshorti i sj Albert Krasniqi. Pas kësaj Gashi u distancua nga jeta publike duke qenë edhe pa rrjete sociale.

Rikthimin e saj në publik e ka bërë mika e saj, këngëtarja Tuna Sejdiu. Ajo mbrëmë ka publikuar një fotografi në Instastoryn e saj nga një event në Tiranë.

Besa shfaqet e veshur tërësisht në të zeza por me bukurinë e njëjtë që e ka karakterizuar gjithmonë, që prej ditës kur doli në publik si Miss Kosova, rreth një dekadë e gjysmë më parë.

Ikona e bukurisë, pas ngjarjes tragjike ka mbajtur një profil shumë të ulët, duke iu përkushtuar në tërësi, vajzës, Kjarës.

Albert Krasniqi u vra aksidentalisht nga babai i tij, Skender Krasniqi, i cili më 27 janar 2021, rreth orës 17:00, nga pakujdesia ka privuar nga jeta djalin e tij, tani të ndjerin Albert Krasniqi.

Sipas aktit akuzues, kur tani i ndjeri ia ka lëshuar në dorë babait të tij revolen e tipit “TT M57” për ta shikuar, për të cilën thuhet se ka dashur që ta blejë, revolja ka shkrepur në duart e Skender Krasniqit në drejtim të djalit të tij, duke e qëlluar në gjoks, pas çka i njëjti ka mbetur i vdekur ne vendin e ngjarjes.

Image

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Halili: Ngjarjet në Ohër dhe Manastir përkeqësojnë marrëdhëniet ndërmjet grupeve të ndryshme etnike

Story i radhës

Peja pret Ferizajn

Të fundit nga