Pas fitores kundër Llapit, Ferizaj – 5.000 euro premi për futbollistët 

November 7, 2022
1 minut lexim

Ferizaj ka shënuar fitoren e dytë në edicionin e sivjetshëm në elitën e futbollit, e para në udhëtim

Dje, Ferizaj ka shënuar fitore me rezultat 2:1 kundër Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në takimin e javës së 15-të.

Burime brenda klubit konfirmojnë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se sot presidenti i klubit Lulzim Abazi, i ka dhënë premitë futbollistëve për fitoren kundër Llapit.

“Vlera e përgjithshme e premisë është 5 mijë euro dhe secili lojtar i ka marrë sot preminë”, tha një burim brenda klubit në kushte anonime.

Ferizaj tani përgatitet për sfidën e radhës ndaj Trepçës ’89 të Mitrovicës.

Ndeshja luhet të mërkurën e kësaj jave në orën 13.00 në stadiumin në Ferizaj prapa palestrës “Bill Clinton”.

Kryetrajneri Andrej Panadiç ka stabilizuar ekipin dhe e ka fut në zinxhirin e rezultateve.

Ferizaj aktualisht është në vend të fundit me 12 pikë, 4 pikë me pak se pozita e 6-të Llapi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Rama, autori kryesor i dramës së shqiptarëve në La Mansh”, Berisha: Sot shan në rrugë nën petkun e pseudopatriotit

Story i radhës

Në Turqi arrestohet bosi serb i drogës – policia jep detajet

Të fundit nga

ShkoLartë