Pas dronëve Bayraktar, ushtarakët shqiptarë përfundojnë trajnimin në Turqi për Mjetet Fluturuese pa pilot

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot.

Më tej ai shkruan se oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura.

“Dronët Bayraktar të Forcave të Armatosura kanë tanimë edhe detashmentin e tyre të çertifikuar të Mjeteve Fluturuese pa Pilot.

Oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë të këtij detashmenti u trajnuan për 4 muaj në Keshan të Turqisë dhe sot janë në gatishmëri si pilotë, elektroteknikë, mekanikë dhe operatorë ngarkesash, duke rritur aftësitë dhe zgjeruar kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura”, shkruan kreu i qeverisë. 

Story i mëparshëm

LSDM-ja akuzon kreun e komunës së Ohrit për nepotizëm

Story i radhës

OBRM-PDUKM kërkon ndalimin e blerjes së helikopterëve transportues për 250 milionë euro

Të fundit nga