Tuna ka kohë që është distancuar pak nga paraqitjet publike. Projektet i ka më të rralla sa për të plotësuar kërkesat e fansave të saj.
Artistja nga Maqedonia e cila është nënë e dy fëmijëve po rikthehet në ekran por jo si këngëtare.
Flitet se Altuna do të jetë opinionistja më e re e ‘Big Brother Vip Kosova’ që pritet të fillojë në fund të tetorit apo në fillim të muajit nëntor.
Përndryshe, afër saj në gjykimin e lojës së banorëve do të jetë edhe gazetari i mirënjohur nga Shqipëria, Olti Curri.