Pas disa seancash të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për PPP-të në Shëndetësi! Ja plani i propozuar nga PS

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë do të mblidhet sot në orën 13:00. Opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë sot për planin paraprak të hetimit dhe kërkesat e dakordësuara për informacion.

PS do të kthehet në tryezën e punës dhe ka gati edhe propozimin për planin paraprak të hetimit.

Mazhoranca do të propozojë përfshirjen në planin e hetimit parlamentar të vizitave në terren për të parë nga afër sesi janë zbatuar kontratat: ajo e check-upet dhe sterilizimit, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët.

Struktura organizative e Planit Hetimor ka 7 hapa si më poshtë.

Hapi 1: Përcaktimi i Qëllimeve dhe Objektivave të Hetimit

Hapi 2: Përcaktimi i Kufijve dhe Juridiksionit të Hetimit

Hapi 3: Strukturimi i Ekipit Hetimor

Hapi 4: Planifikimi i Procesit të Mbledhjes së provave

Hapi 5: Seanca të Dëgjimit dhe Analizë

Hapi 6: Raportimi dhe Rekomandimet

Hapi 7: Ndërmarrja e Veprimeve të Mëtejshme
Drafti i ekspertëve të mazhorancës ka të përcaktuar qartë edhe kalendarizimin e Planit Hetimor duke iu përmbajtur afatit 4 mujor të miratuar nga Kuvendi.

Story i mëparshëm

Zgjedhjet presidenciale, sot votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe personat në shtëpitë e të moshuarve

Story i radhës

Meritoni-Gracianos: Mos ma përmend Ilnisën, se do të përmend Argjirën!

Të fundit nga