Pas dënimit me 3-vite burg nga gjykata, Ministri i Drejtësisë pret në zyrë Boiken Lakon

April 11, 2022
1 minut lexim

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kantautorin Boiken Lako, i cili ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave ditët e fundit, pasi u dënua nga gjykata e Tiranës me 3 muaj burg për ndërtimi të paligjshëm, dënim i cili iu konvertua në shërbim prove.

Përmes një postimi në facebook ministri i Drejtësisë shkruan se pavarësisht çfarë ka ndodhur, tashmë kryerja e shërbimit të provës nga ana e këngëtarit do të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni tjetër për këtë shërbim.

Ai shton se në kuadër të shërbimit të provës që Lako duhet të kryejë, u dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë.

“Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë”, shkruan Manja në facebook.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Andersen para ndeshjes me Belgjikën: Po punojmë shumë dhe sukseset nuk do të mungojnë

Story i radhës

​Memli Krasniqi përkujton Agim Ramadanin në 23-vjetorin e rënies

Të fundit nga

ShkoLartë