Pas Bidenit, Këshilli i Ambasadorëve i çon letër QUINT-it për situatën e fundit në Kosovë

min lexim

Drejtori për çështjet e Rajonit dhe Diasporën në Bordin e Drejtorëve të Këshillit të Ambasadorëve, Flamur Gashi, ka bërë të ditur se ky bord ia ka nisur një letër presidentit të ShBA-së, Joe Biden, për situatën e fundit në Kosovë. Kjo ndodhi dje.

Ai tha se pas një vizite pune në Kosovë, ku u takuan me personalitete të larta të vendit, kanë mbledhur fakte dhe informacione që kanë të bëjnë me situatën në veri të Kosovës.

“Kemi vlerësuar se është koha e fundit që t’i drejtohemi me një letër presidentit të ShBA-së, Joe Biden, por edhe sekretarit Blinken”.

“Po ashtu, sot do t’i dërgojmë një letër tjetër me të dhëna edhe më të gjëra, përfaqësuesve më të lartë të QUINT-it por edhe anëtarëve të tjerë të BE-së”, është shprehur Gashi në Klan kosova.

Tutje, ai tha se shpreson që letra të merret parasysh nga presidenti i ShBA-së, Joe Biden, dhe se pret që ai të ketë një reflektim për situatën në Kosovë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Si të mbrohemi nga njerëzit e varfër në shpirt!?

Story i radhës

Kurti: Në barrikada njerëzit imitojnë ish-gjeneralin e çetnikëve Drazha Mihailoviq

Të fundit nga