Pas Apple, Google lëshon përditësime urgjente të sigurisë

1 minut lexim

Pak ditë pasi Apple lançoi iOS 16.6.1 për të siguruar iPhone dhe iPad kundrejt problemeve të sigurisë zero-ditore në ImageIO, Google ka nxituar për të adresuar një problem sigurie për përdoruesit e Chrome dhe që prej formatin e imazhit WebP.

Apple dhe Google ruajnë heshtjen kur bëhet fjalë për zbulimin e detajeve teknike të problemeve të tilla për të parandaluar shfrytëzimin e tyre ndërsa përdoruesit ende po përditësojnë pajisjet.

Apple adresoi CVE-2023-41064,një problem sigurie që i hap rrugë ekzekutimit të kodit përmes një imazhi në një sulm quajtur BLASTPASS.

Ndërkaq në rastin e Chrome, problemi i sigurisë CVE-2023-4863 është shumë i ngjashëm me atë të Apple ku hakerët përdorin imazhet WebP. Sulmi BLASTPASS është i aftë të kompromentojë iPhone pa asnjë veprim nga përdoruesi.

Google tha se versionet 116.0.5845.187 për Mac dhe Linux si dhe 116.0.5845.187/188 për Windows do të vinë në ditët në vijim ndërsa kompania konfirmoi dobësia e sigurisë se po përdoret për sulme. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL


Notice: Trying to get property 'ID' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744

Notice: Trying to get property 'user_nicename' of non-object in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-content/themes/fox/inc/single.php on line 744
Story i mëparshëm

Roth: Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme, Maqedonia e Veriut të kthehet në rrugën europiane

Story i radhës

UNICEF: Mbi 100 mijë fëmijë mund të jenë prekur nga tërmeti në Marok

Të fundit nga