Në pamundësi për t’u takuar me kryediplomatin rus, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohet sot me ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko.
Sipas zyrës për media të Vuçiqit, takimi mbahet në orën 10:00 në presidencën serbe.Ky takim vjen një ditë pas anulimit të vizitës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në Serbi.
Kjo vizitë u anulua pasi Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria i kishin mbyllur hapësirat e tyre ajrore për fluturimin e avionit, me të cilin Lavrov synonte të shkonte në Serbi.
Lavrov kishte në plan të qëndronte në Serbi për dy ditë, derisa thuhej se do të takohet më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministrin serb, Nikola Selakoviq./GazetaExpress