Pas Amazon dhe Meta, Microsoft nis largimet masive të punonjësve

Microsoft mund të njoftojë largime në masë nga puna në ditët në vijim. Raportuar nga Bloomberg dhe Sky News, shkurtimet mund të prekin afro 5 përqind të fuqisë punëtore prej 220 mijë ose rreth 11 mijë punonjës.

Shkurtimet do të prekin divizionet e inxhinierisë dhe do të jenë më të mëdha sesa largimet e një vit më parë nga Microsoft.

Nëse është e saktë, shifra do të ishte e barabartë me numrin e punonjësve që Meta largoi në Vjeshtë të vitit të kaluar ndërsa Amazon mbetet kompania me largimet më drastike prej 18 mijë punonjësish.

Arsyet e Microsoft janë të njëjta me të Amazon dhe Meta. Kompania shikoi fitimet të shpërthejnë gjatë dy viteve të para të pandemisë dhe gjatë asaj periudhe shtoi 50 mijë punonjës të rinj.

Por që nga Tetori i 2022 CEO Satya Nadella filloi të lëshonte paralajmërime për shkurtime për shkak të kushteve makroekonomike që po përkeqësoheshin.

Më 24 Janar Microsoft pritet të bëjë publik raportin më të fundit financiar ku edhe do të lajmërohen zyrtarisht masa e marra. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rafuna për Trustin: Leni pallavarat e votoni, sepse populli është në krizë financiare

Story i radhës

Bruksel, fillon takimi dyditor i krerëve ushtarakë të NATO-s

Të fundit nga