Pas aludimeve të shumta, Xheisara flet për herë të parë për martesën e saj

min lexim

Xheisara është një nga ish-banoret e “Big Brother VIP Albania” e cila u bë pjesë e formatit pak para finales së madhe. Ajo u eleminua dy javë më parë, ndërkohë që u komentua gjatë lidhur me qëndrimin e saj në shtëpi, por mbi të gjitha për të shkuarën e saj shumë të përfolur.

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” në “Top Albania Radio” ajo foli për eksperiencën në garë, dha opinionet e saj për banorët e tjerë, ndërkohë që qartësoi thashethemet se është e martuar në fshehtësi.

Xheisara u shpreh se nuk është e martuar por “në një marrëdhënie me letrat angleze”, duke na bërë të qartë se arsyeja e “martesës” nuk i referohej ndonjë historie dashurie.

“Unë nuk jam e martuar, as videoklip nuk kam bërë, unë tashmë jam ‘British’. . Jam në një ‘marrëdhënie’ me letrat angleze dhe nuk më plas çfarë thotë mileti. Na duhen ato letra. Këtë nuk e kam thënë asnjëherë. Jam e lumtur se bëra atë që doja. Unë kam një bllok që shkruaj gjithmonë gjërat para se të vijë viti. Qëlimi im ka qenë kjo, “Big Brother”, disa produksione që do ua marr dikujt së shpejti pra deri në fund të vitit 2022 do i kem mbyllur të gjitha”, – u shpreh ajo.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E pabesueshme me sa pikë vlerësohet Shefki Bogujevci!

Story i radhës

Ja se si Kina e spiunon Perëndimin

Të fundit nga