Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, së bashku me Ministrin për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani dhe Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski sot, në Komunën e Butelit hodhën gurthemelin e kopshtit të ri për fëmijë.
Pas 60 vitesh, Butel 2 do të bëhet me kopsht të ri për fëmijë, kapaciteti i të cilit do të mundësojë kujdesin e mbi 200 fëmijëve.
Investimi është mbi 100 milionë denarë.