pas 25 vitesh misioni mbetet nje i thjeshte dhe i palekundur ta zbatojme marreveshjen plotesisht cdo dite dhe pa kthim pas 6a7db4d04245b

Pas 25 vitesh, Misioni mbetet NJË, i thjeshtë dhe i palëkundur: ta zbatojmë Marrëveshjen. Plotësisht, çdo ditë dhe pa kthim pas!

August 13, 2026
1 minut lexim
almak

ë 13 gusht 2001, Maqedonia e Veriut zgjodhi marrëveshjen mbi konfliktin dhe ndërtoi një rend kushtetues modern dhe më të drejtë: mbi barazinë, përfaqësimin e drejtë, përdorimin zyrtar të gjuhëve dhe decentralizimin.

Marrëveshja Kornizë e Ohrit ishte gurthemeli për mënyrën se si do të funksiononte shteti më tej. Ajo çimentoi një të vërtetë që sot nuk mund të relativizohet: shqiptarët janë pjesë shtetformuese e Maqedonisë së Veriut dhe të drejtat e tyre janë pjesë integrale e vetë arkitekturës kushtetuese të shtetit!

Pas 25 vitesh, misioni mbetet NJË, i thjeshtë dhe i palëkundur: ta zbatojmë Marrëveshjen. Plotësisht, çdo ditë dhe pa kthim pas! Gjuha Shqipe sipas ligjit, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat me garanci reale dhe decentralizimi funksional janë detyrime dhe standarde mbi të cilat është ndërtuar paqja e vitit 2001 dhe e ardhmja evropiane.🇪🇺

🇦🇱 Shqipëria do të jetë gjithmonë pranë të drejtave të shqiptarëve dhe pranë një Maqedonie të Veriut sovrane, demokratike dhe evropiane. Këto dy qëndrime nuk përjashtojnë aspak njëri-tjetrin. Përkundrazi, një shtet është më i fortë kur qytetarët e tij janë, dhe ndihen, të përfshirë e të barabartë.

Urime 25-vjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

olta gixhari pushton detin shfaqet bombastike 6a7db0decb298
Lajmi i mëparshëm

Olta Gixhari “pushton” detin, shfaqet bombastike

Të fundit nga

ShkoLartë