“Pas 24 prillit do të kthehen edhe kundër vetvetes – duke u kacafytur” – Musa Xhaferi dërgon thumba nga Dibra

Musa Xhaferi nga Dibra thumboi koalicionin VLEN ku tha se pas datës së 24 prill, ata do të kacafyten mes vete pasi sipas tij, ata gabuan rrugën.

Xhaferi tha se Fronti Europian nuk është kundër askujt por është bërë bashkë për të arritur qëllime të caktuara, për të bërë ndryshimet e nevojshme në mënyrë që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së.

“Ky front nuk është bërë kundër dikujt, ne nuk jemi kundër. Ne jemi bërë për qëllimet tona programore që të bëjmë ndryshimet kushtetuese, të bëjmë ndryshimet e tjera adekuate dhe të bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian. Të tjerët që janë kundër, le të jenë kundër por pas 24 do të kthehen edhe kundër vetvetes duke u kacafytur se e gabuan udhën diku”, tha Xhaferi.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Zbulohet se çfarë i shkroi Elon Musk stafit të Tesla-s ku njoftoi pushimin nga puna të më shumë se 10% të fuqisë punëtore

Story i radhës

Zelenskyy thirrje aleatëve të dëshmojnë për Ukrainën të njëjtin unitet që treguan për Izraelin

Të fundit nga