​Pas 19 vitesh, Chelsea largon Bruce Buck nga posti i drejtorit gjeneral të klubit

min lexim

Gjiganti anglez Chelsea ka njoftuar të hënën se Bruce Buck nuk do të jetë më në pozitën e drejtorit të përgjithshmëm të klubit, aty ku shërbeu për 19 vite dhe ndihmoi që kjo skuadër të kthehet në një brend të rëndësishëm evropian dhe botëror.

Lajmi është konfirmuar përmes një komuniukatë të lëshuar në faqen zyrtare të klubit nga Londra.

Si drejtor ai ka shërbuer që nga viti 2003, por është bërë e ditur po ashtu si ai do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit si këshilltar i lartë.

Gjatë kryesimit të Buck, Chelsea forcoi pozicionin e tij si një nga klubet elitare të futbollit në botë dhe një markë e njohur globalisht. Gjatë kësaj kohe, skuadra fitoi 18 trofe (më shumë se çdo klub tjetër anglez) ndërsa edhe skuadra e femrave pati suksese të jashtëzakonshme duke fituar 12 trofe, përcjellë KosovaPress.

Nën drejtimin e Buck, klubi gjithashtu rriti ndjeshëm të ardhurat, krijoi objekte stërvitore të klasit botëror në Cobham dhe zhvilloi një nga akademitë më të mira të të rinjve në futboll. Në vitin 2010, Buck, si Administrator i Besuar dhe Kryetar, ndihmoi në themelimin e The Chelsea FC Foundation, i cili mbështet një gamë të gjerë iniciativash duke përfshirë rritjen e aksesit në atletikën e të rinjve, organizimin e programeve arsimore dhe punësimi, dhe fushatat kryesore kundër diskriminimit.

Me këtë rast, Buck tha se ndihet krenar për të gjitha sukseset e arritura me Chelsean gjatë epokës së tij 19 vjeçare dhe shtoi se po largohet për t’i lënë rrugë pronësisë së re që të vazhdojë ndërtimin e skuadrës.

“Jam krenar që kam ndihmuar Chelsean të arrijë sukses të madh në fushë dhe të ketë një ndikim pozitiv në komunitet”, tha Buck. “Tani është koha e duhur për të dhënë dorëheqjen dhe për të lënë pronësinë e re të ndërtohet mbi themelet e forta që kemi. Pronarët kanë një vizion bindës për të ardhmen e Chelseat dhe mezi pres t’i ndihmoj ata ta arrijnë atë në këtë rol të ri së bashku me stafin, lojtarët, trajnerët dhe mbështetësit tanë të jashtëzakonshëm”.

Ndryshe, Chelsea ka ndryshuar pronësinë me miliarderin rus Roman Abramovich që u detyrua të largohej nga klubi për shkak të lidhjeve të tij me presidentit rus Vladimir Putin i cili nisi invazionin ndaj Ukrainës dhe tashmë klubi ka kaluar në amerikanit Todd Boehly.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Spasovski pjesë e takimit të Këshillit të nismës për menaxhim të integruar me sigurinë e brendshme

Story i radhës

Rusia bëhet furnizuesi më i madh i naftës në Kinë pas zbritjes së ofruar

Të fundit nga