Pas 14 vitesh Sheryl Sandberg largohet nga Facebook

Shefja operative e Facebook, Sheryl Sandberg ka vendosur të largohet nga kompania pas 14 vitesh. Ajo njoftoi largimin e saj përmes një postimi në Facebook duke thënë se dëshironte të përqendrohej në fondacionin e saj dhe punën filantropike.

Largimi i saj nga Meta, kompania mëmë e Facebook, vjen në një kohë të ardhurat nga reklamimi po bien përballë konkurrencës së rivalëve si TikTok.

Sandberg është një prej femrave të profilit të lartë më të njohura në industri. Menjëherë pas lajmit të saj aksionet e Meta ranë me 4%.

Ajo ju bashkua kompanisë udhëhequr nga Mark Zuckerberg në moshën 23 vjeçare. Një veterane e Google, ajo ndihmoi kompaninë të shndërrohej në një biznes fitimprurës dhe blerjet e profilit të lartë si Instagram, WhatsApp apo krijimit të Messenger.

Vitin e kaluar kompania raportoi 117 miliardë dollarë të ardhura, dhe më shumë se 2.8 miliardë njerëz e përdorin Facebook dhe aplikacionet e Meta në mbarë botën. /CIO Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sot fillon debati për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

​230 pacientë trajtohen në Klinikën Emergjente

Të fundit nga