pas 13 vitesh apple lancon versionin 11 te final cut pro 67360f388bd17

Pas 13 vitesh Apple lançon versionin 11 të Final Cut Pro

November 14, 2024
1 minut lexim

Kanë kaluar 13 vite që kur Apple lançoi Final Cut X. 13 vite janë më shumë se gjysma e jetëgjatësisë së softuerit të video editimit ndërsa në Prill festoi datëlindjen e 25.

Pas 13 vitesh pritje, Final Cut më në fund do të ketë një version 11. Përditësimi i softuerit është i disponueshëm për tu shkarkuar që prej ditës së djeshme.

Përdoruesit ekzistues mund ta shkarkojnë falas Final Cut Pro 11 ndërsa konsumatorët e rinj duhet të paguajnë 300 dollarë për ta shkarkuar nga Mac App Store pas 90 ditësh provë.

Apple Final Cut Pro 11 Transcibe

Por çfarë ka të re? Inteligjencën artificiale. Disa javë pasi Apple Intelligence mbërriti në iOS, iPadOS dhe macOS, kompania do të përdorë opsionet që të ofrohet AI në softuerin e ri.

Në krye të listës së opsioneve të reja qëndron Magnetic Mask, i cili përdoret për të hequr njerëzit dhe objektet nga një video. Transcribe to Captions, shton tekstin në kohështrirjen e Final Cut. Fuqizohet nga AI sipas kompanisë.

Apple Final Cut Pro 11 Magnetic

Një tjetër veçori është opsioni për të edituar Video Hapësinore regjistruar në iPhone. Filmimeve të tilla mund tu korrigjohet ngjyra, mund tu efekte apo si dhe të ndryshohet thellësia e titujve.

Final Cut Pro 11 gjithashut është ndërtuar specifikisht për çipet M-Series të Apple. Kështu përdoruesit mund të luajnë më shumë video 4K dhe 8K ProRes.

Krahas debutimit të Pro 11, Apple do të lançojë edhe final Cut Pro 2.1 për iPad i cili gjithashtu mund të shkarkohet falas nga përdoruesit ekzistues. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

fiorentina kerkon kristian shpendin 67360e0babeb1
Story i mëparshëm

Fiorentina kërkon Kristian Shpendin

Mickoski Mato 10
Story i radhës

Mickoski: Pres rezultat të mirë nga negociatat me bankat për huanë hungareze të destinuar për kompanitë

Të fundit nga

Çfarë po paralajmëron ish-deputeti i VV-së

Tashmë kur numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, ish-deputeti i Vetëvendosjes, njëherit kandidat për deputet, Valon Ramadani, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me
ShkoLartë