Procesori më i fundit flagship i Intel Core i9-13900K zyrtarisht ky ther rekordin botëror për frekuencën më të lartë regjistruar ndonjëherë pasi AMD e kishte mbajtur për 8 vite.
Overclocker-i i famshëm Elmor shoqëruar nga ekipi i njohur i ASUS për përshpejtimin e procesorëve përtej specifikave standarde të tyre arritën rekordin e ri në pllakën amë ROG Maximus Z790 APEX.
Rekordi i fundit vendosur ishte në 2013-ën kur Andre Yang shtyu një procesor AMD FX-8370 në frekuencën 8.79Ghz në një pllakë amë ASUS ROG Crosshair V Formula Z.
Sot pothuajse një dekadë më vonë dhe disa gjenerata procesorësh, mund të shohin një rekord të ri frekuence procesori të vendoset duke rikthyer kurorën tek Intel.
Elmor përshpejtoi frekuencën e Core i9-13900K në 8.81Ghz në 8 bërthamat e performancës që ka ky model. Rekordi u arrit duke përdorur nitrogjen të lëngshëm për ftohje.
Është një arritje e madhe për Intel por Core i9-13900K vendosur edhe disa rekorde të tjera në Cinebench R23 dhe R20.
Duke përdorur një pllakë amë MEG Z790 GODLIKE, MSI arriti rezultatet 55,004 dhe 20,962 në Cinebench R23 dhe R23 respektivisht. Këto rezultate u arritën me një frekuencë 7.3Ghz dhe ftohje me nitrogjen të lëngshëm. /PCWorld Albanian