Pas 10 vitesh në një histori të trazuar dashurie, Leonora Jakupi drejt martesës me “babain” e tenderave!

December 24, 2022
min lexim

Leonora Jakupi është pranë martesës. Gjithmonë qëndron “hermetikisht” e mbyllur sa i përket jetës së saj private.

Së fundmi e ftuar në emisionin “Favorit”, ajo ka konfirmuar lidhjen e dashurisë duke zbuluar se mund të martohet në vitin 2023. Moderatori i bëri një pyetje nëse është viti 2023 viti i dasmës tënde?

Këngëtarja u përgjigj “hajt po, them po” dhe qeshi. Moderatori i thotë je në lidhje? Ajo u përgjigj “Po”. Gjatë një interviste për “T7”, artistja u shpreh se akoma nuk ka vendosur se kur do bëhet nuse, por “ka ardhur koha për ta marrë atë vendim”.

“E ke zgjedh vellon?”, e pyeti moderatori. “Nuk është vello që të marton me dikë. Akoma nuk e kam zgjedhur, s’kam vendosur akoma por duhet ta marr këtë vendim”, u shpreh këngëtarja.

Vitet e fundit është shkruar shumë për historinë e gjatë të dashurisë së këngëtares, por asnjëherë nuk është kapur një foto e saj me partnerin. Muaj më parë, në media qarkulloi edhe lajmi se ajo i kishte fund këtij raporti. Mirëpo, këtë lajm e ka mohuar vetë këngëtarja, e cila është shprehur se asgjë nga këto nuk është e vërtetë.

Në një postim në “Instagram”, njëra prej ndjekësve të saj i ka shkruar në një koment se Leonora është në një lidhje me një burrë të martuar, i cili tashmë e ka lënë këngëtaren dhe është kthyer të bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Image

Leonora Jakupi

Mirëpo, këngëtarja ka reaguar menjëherë duke treguar se nuk është e vërtetë që është në një lidhje me një burrë të martuar, madje e gjitha kjo është një shpifje.

“Kush ta jep të drejtën të shpifësh dhe të paragjykosh të tjerët? Kush? Të uroj pleqëri të mbarë e të mirë, bëhu nënë e mirë mos ti shohin fëmijët këto komente pa sens, ps: jam në një lidhje dhe jam shumë e lumtur meqë po të intereson kaq shumë”- ka shkruar ajo.

Në maj këngëtarja e njohur Leonora Jakupi festoi 42-vjetorin, duke marrë shumë komplimente për pamjen e saj rinore. Ndër të tjera, ajo mori edhe një buqetë me lule në atë ditë të veçantë, që u tha se ishte surprizë nga i dashuri i saj prej 10 vitesh, me të cilin ajo kishte planifikuar të martohej këtë vit.

Por për arsye të panjohura ajo sërish e ka shtyrë ceremoninë, për të cilën për herë të parë foli para katër viteve për një media të rëndësishme të Kosovës. Pak kohë më parë, Leonora foli për herë të parë edhe për personin që i ka vjedhur zemrën, atë që e konsideron “bashkëshort”, duke qenë se bashkëjetojnë si një çift i vërtetë.

Për faktin se nuk ka postuar ende asnjë foto me të, Jakupi tha se përveç saj, edhe partneri dëshiron të qëndrojnë larg syrit të medias, prandaj në rrjetet e saj sociale, nuk ka asnjë foto apo video çift. Por le të kthehemi te çështja e dasmës, që planifikohet nga këngëtarja, por asnjëherë s’ndodh dhe për këtë arsye po shtyhet shumë.

Këngëtarja, e cila numëron shumë vite në skenë, asnjëherë nuk ka folur për jetën e saj personale e duke e mbajtur shumë hermetike këtë pjesë, ka qenë e vështirë të mësohej rreth mashkullit që Leonora ka në krah.

Si fillim, në një intervistë për “Mirage”, gjatë dasmës së Labinot Gashit, këngëtarja pranoi se kishte në plan të martohej së shpejti. Por pse kjo dasmë ishte vonuar kaq shumë? Arsyen e zbuloi vetë Leonora para disa vitesh.

“Ajo që ndoshta më ka shtyrë që të mos e marr këtë vendim tash e sa kohë ka qenë pikërisht ajo lidhja shumë e fortë dhe e ngushtë me familjen time. Gjithmonë kam pasur frikën se nëse martohem largohem prej mamit, prej vëllait, prej motrës. Po më duket sikur ndryshoj jetë, sikur po bëhem njeri tjetër. Kam menduar dhe vazhdoj të mendoj, që ata kanë ende nevojë për mua”, u shpreh Jakupi në atë kohë.

Kaluan katër vite dhe Leonora iu rikthye në fillim të këtij vite çështjes së dasmës. Para pak muajsh këngëtarja deklaroi në një intervistë për mediat e Kosovës se është e gatshme për t’u bërë nënë.

Artistja e konfirmoi lidhjen e dashurisë kohë më parë, por nuk kishte folur kurrë më shumë për këtë pjesë. Pyetjes se si është njohur me të dashurin e saj, ajo iu përgjigj se nuk duhet shumë për të impresionuar një femër.

Nuk duhet shumë për të impresionuar një femër. Ai sigurisht që ka ditur të flasë. Më pëlqen komunikimi”, u shpreh Leonora. Ndër të tjera, Leonora shtoi se ajo nuk e shijoi dot rininë e saj, sepse i kishte rënë barra e familjes së saj, pasi i vranë babanë.

Ajo tregoi se nuk del në klube nate dhe lokale dhe se lidhja nuk është një gjë që ndikon në këtë fakt, pasi kjo është zgjedhja e saj. Ndërkohë që deklaratës se së shpejti e sheh veten si nënë me 5 ose 6 fëmijë, nisën ngacmimet se kush është i dashuri i saj sekret prej 10 vitesh?

Mediat kanë zbuluar detaje rreth partnerit të këngëtares. I dashuri i Leonorës etiketohet si “babai i tenderave”, me të cilin këngëtarja e njohur ka një lidhje të fshehtë për gati 1 dekadë. Detajet e kësaj lidhjeje ajo i nxori në një emision televiziv të organizuar për festat e fundvitit.

Image

Nexhat Krasniqi

 

Leonora tregoi se dashuria e jetës së saj ka inicialin N. dhe se janë bashkë përreth 9 vite, mirëpo me dëshirën e të dashurit të saj kjo nuk është zbuluar. E mediat e Kosovës nisën kërkimet dhe zbuluan se i dashuri i Leonora Jakupit është biznesmeni i njohur si ‘babai i tenderëve’, Nexhat Krasniqi, i cili ka dalë nga një divorc.

Komentuesit po e lidhin me këtë fakt arsyen pse ata nuk po e organizojnë ceremoninë e dasmës, që e kishin planifikuar. Ai është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, nga një martesë e mëparshme, fakt i dëshmuar nga fotot që ai mban në rrjetet sociale. E krahas fëmijëve, ai mban te faqet e pëlqyera në “Facebook” edhe Leonorën.

Image

Leonora Jakupi

 

Me këtë rast, Leonora ka vendosur të bëjë rrëfimin e rrallë në media për jetën private vetëm pak kohë më parë, duke qenë e sigurt se kjo histori do të përfundojë me martesë, edhe pse ceremonia po shtyhet e po shtyhet.

Pavarësisht se është e komentuar në mediat rozë, këngëtarja nga Drenica ka qenë hermetike sa i përket jetës së saj private. I dashuri i Leonorës, Nexhat Krasniqi, i cili jeton në Prishtinë, ka qenë zyrtar i prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës për një kohë të gjatë.

Ai madje, siç e përmendëm, ka qenë i martuar dhe ka një vajzë e një djalë. Leonora e ndjek Nexhat Krasniqin edhe në rrjetin social “Instagram”, ndërsa në emisionin festiv të Liberta Spahiut foli edhe për dasmën e saj, e cila nuk do të ishte aspak tradicionale.

“E kam menduar gjithmonë një dasmë të vogël, jo tradicionale”, u shpreh mes tjerash këngëtarja. Duket se pas një dekade ulje-ngritjesh në këtë marrëdhënie, artistja tashmë është gati të hedhë hapin e madh duke celebruar dashurinë e saj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama në Pediatrinë e Tiranës: Nis investimi për fazën e dytë të modernizimit të spitalit

Story i radhës

СРЕЌНОТО ТРКАЛО ГИ ДОНЕСЕ ДОБИТНИЦИТЕ НА ГЛАВНИТЕ НАГРАДИ ВО ВТОРОТО КОЛО ОД „ЗАВРТИ И ПОБЕДИ“

Të fundit nga

ShkoLartë