Pas 1 viti mungesë, Shuto Orizare behet me gjinekolog

November 27, 2022
1 minut lexim

Shkup, 27 Nëntor – Ky është mjeku Llambe Kërsteski. Para tre javëve ka hapur Ordinancë gjinekologjike në Shuto Orizarë. Rreth 8000 gra nga kjo komunë për një vit ishin pa gjinekolog amë.

 

Deri tani thotë se ka realizuar rreth 350 vizita, mirëpo tregon se banorët e kësaj komune ende nuk janë të informuar se mund të drejtohen në Poliklinikë për kontrolle gjinekologjike.

Për fat të keq deri tani nuk kanë bërë kontrolle për shkak se nuk ka pasur gjinekolog amë, por tani pasi u hap, kemi diku rreth 350 paciente që kanë qenë për vizitë dhe i ftoj të gjitha pacientet nga komuna e Shuto Orizares që të hapin karton këtu dhe të mos gravitojnë nëpër komuna tjera, që të mund të realizojnë të drejtën e tyre për mbrojtje shëndetësore primare”, tha gjinekologu Llambe Kërsteski.

“Kjo ambulancë ka specifikë, është e hapur për nder të nënës time, e cila më ka dhënë mua jetë dhe për nder të bashkëshortes e cila më dha dy fëmijë dhe për të gjitha nënat pa dallim kombi, religjioni, pra për të gjitha nënat në botë. Siç thash edhe pak më parë nëna është emër, e nuk ka (përemër) zëvendësim dhe do të qëndroj deri në pensionim”, tha Kërsteski.

Këshilltari i kryeministrit për gjithëpërfshirjen e romëve Elvis Memeti thotë se me ministrin e Shëndetësisë do të bëjnë fushata për informim të qytetarëve për kontrolle gjinekologjike.

Nga radhët e specializantëve shprehu interes një mjek shumë ambicioz, i cili na prezantoi një biznes model, logjikë të punës në kuadër të kësaj ordinance dhe kërkoi ndihmë nga qeveria dhe sektori civil që të bëhen fushata për animim dhe rritje të vetëdijes së komunitetit”, tha Elvis Memeti, këshilltar i kryeministrit për Inkluzionin e Romëve.

Përndryshe problemi me mungesën e gjinekologëve në komunën e Shuto Orizares ekziston tashmë 10 vjet. Brenda një dekade kanë ardhur e kanë shkuar mjekë gjinekologë, duke ia vështirësuar pacienteve, sidomos shtatzënave kryerjen e kontrolleve rutinë dhe të tjera.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çeku: Kam pranuar qindra mesazhe kërcënuese nga Serbia

Story i radhës

Chris Doran dhe Linda Zeqiri fitues të turneut ‘Dita e Flamurit’

Të fundit nga

ShkoLartë