Partizani reziston me 10 futbollistë

Mbyllet pa fitues dhe pa gola dueli Vllaznia-Partizani. Sfidë të cilën kampionët në fuqi të Shqipërisë e luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 14’.

Me senegalezin Maguette Gueye, që u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve të shpejtë, duke lënë në inferioritet numerik për një kohë të gjatë skuadrën e Zoran Zekic.

Pjesa e parë foli për “Demat”, ndërkohë që shkodranët e drejtuar nga Migen Memelli dominuan fraksionin e dytë të takimit.

Rastet nuk munguan në të dy krahët, por gola nuk pati. Përfundimisht 0-0, me të dyja skuadrat që ndanë nga një pikë në një sfidë tepër të luftuar.

Kampionati kryesohet nga Tirana me 7 pikë. Ndërkohë që java e tretë e Superiores mbyllet me duelin e së premtes: Laçi-Teuta.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fotografia gjigante në Kumanovë, reagon LD-ja e Izet Mexhitit

Story i radhës

Çështja Beleri, i hapet rruga nisjes së procesit gjyqësor

Të fundit nga