Partizani zhvilloi ditën e djeshme stërvitjen e radhës për llogari të përgatitjeve për ndeshjen e së shtunës ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena” në orën 17:00, kur do të tentohet me patjetër triumfi.
Ditën e djeshme nuk ishte i pranishëm vetëm kapiteni Alban Hoxha, i cili mësohet të jetë lënë pushim nga stafi teknik për arsye personale. Nga ana tjetër me grupin u stërvit Albion Marku.
Mbrojtësi në pronësi të Lokomotivës së Zagrebit ka pasur probleme muskulore në ditët e fundit dhe për këtë shkak iu desh të pushonte në ndeshjen ndaj Egnatias.
Dje ai u stërvit me grupin, por sërish është në dyshim për ndeshjen ndaj krutanëve, e cila do të luhet në heshtje të plotë, pa praninë e tifozëve.