Partizani pa mesfushorin për sfidën ndaj Kukësit!
Valentino Murataj është mungesa e sigurt e Partizanit në ndeshjen e ardhshme ndaj Kukësit, një nga rivalët më të vështirë në Kategorinë Superiore.
Mesfushori u ndëshkua me të kuq pas vetëm 11 minutash nga hyrja në fushë ndaj Dinamos dhe është i pezulluar për ndeshjen kundër verilindorëve të mërkurën.
Një mungesë e rëndësishme për Mehmetin, pasi Murataj është aktivizuar rregullisht në ndeshjet e fundit.