Partizani po vazhdon fazën përgatitore në Turqi dhe sot ka zhvilluar atje ndeshjen e dytë miqësore si pjesë e këtyre përgatitjeve para rifillimit të kampionatit. Ekip i drejtuar nga Xhovani Kolela është mundur sot në tokën turke nga Sivaspor i Superligës në këtë vend, me shifrat 2-0.
Të kuqtë kanë luajtur me një rreshtim ku ishin thuajse të gjithë titullarët e zakonshëm, për të provuar forcën e tyre por ka qenë ekipi turk ai i cili ka dominuar sfidën. Epërsia në mbajtjen e topit është konkretizuar në golat e Jeshilurt në minutën e 23-të dhe e Jatabare në të 42-ën për skuadrën turke.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, të dy trajnerët kanë aktivizuar lojtarë të tjerë që kishin në dispozicion për të parë formën e tyre dhe në fund sfida është mbyllur po me shifrat 2-0 të 45 minutave të para.
PARTIZANI: Rexhepi, Bitri, Sota, Hadroj, Masanga, Murataj, Atanaskoski, Rrapaj, Hoti, Cara, Skuka / 𝐔 𝐚𝐤𝐭𝐢𝐯𝐢𝐳𝐮𝐚𝐧: A.Hoxha, Menish, Mensah, Zuna, Preka, Buxhelaj, Telushi, Zekolli, Jonuzi, Nako, Hodo.