Partizani është kampion i Ligës Unike për femrat.
Skuadra nga Tirana në finale ka mundur Flamurtarin e Vlorës me rezultat 61:72 (13:17, 20:25, 10:14, 18:16).
Kjo është hera e parë që Partizani fiton Ligën Unike, ndërsa edicionin e kaluar ishte Prishtina.
Më e mira te Flamurtari ishte Samra Omerbasic me 16 pikë e 14 kërcime, ndërsa te Partizani u dalluan Hanna Brych me 11 pikë e 11 kërcime dhe Jomyra Mathis me 22 pikë.
Hanna Brych u shpall MVP e turneut, ndërsa në pesëshen më të mirë të turneut ishin: Sarah Mgbeike e Prishtinës, Aulona Muhadri e Bashkimit, Sophia Jackobsson dhe Samra Omerbasic të Flamurtarit dhe Lasonja Edëards e Partizanit.
Trofeun për skuadrën fituese e kanë ndarë Arben Fetahu, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Avni Ponari, President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.