Partizani ka fituar derbin kryeqytetas, duke mundur Tiranën 68:64 (21:18, 12:21, 22:10, 13:15), në xhiron e dytë të Ligës Unike për femrat. Për Partizanin ishte fitorja e dytë në dy ndeshje, kurse Tirana pësoi humbjen e parë.
Cereku i parë ishte shumë interesant ku herë njëra skuadër e herë tjetra kalonte në epërsi, ndërsa përfundon 21:18.
Por, në periudhën e dytë vashat e Tiranës ishin shumë më të mira, duke e fituar këtë pjesë 12:21, ndërsa shkuan në pushim me rezultat 33:39.
Skuadra e Partizanit rikthehet fuqishëm në periodën e tretë, ku shkrinë epërsinë e kundërshtareve dhe e kthen në favor të tij, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 55:49. Megjithatë, dhjetë minutat e fundit ishin interesant, ku në fund rezultati ishte 65:64, por një tre pikësh nga Bannister vendosi fituesin 68:64.
Te Partizani u dallua Ornela Lalaj me 16 pikë e 22 kërcime, kurse te Tirana më e mira ishte Aida Palko me 13 pikë e 17 kërcime.