Partizani fiton derbin me Studentin, udhëheq i vetëm kampionatin

1 minut lexim

Ka nisur sot java e 6-të e Kategorisë së Parë në basketboll për femra, e cila përfundon të dielën me dy ndeshjet e tjera. Skuadra e Partizanit fitoi 78-50 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas, duke marrë edhe kreun e renditjes.

Një fitore e lehtë e ekipit të kuq, i motivuar edhe nga suksesi në Ligën Unike tri ditë më parë. Student u përpoq të rivalizojë, por e kishte të pamundur të përballej me skuadrën e Partizanit.

Lugaj me 15 pikë ishte shënuesja më e mirë për Partizanin, mbështetur nga Velias me 14 pikë e 12 rebound si dhe Fekollari po me 14 pikë. Për Studentin u dallua Pëllumbi me 19 pikë, por që mbetën për statistikë.

Kategoria e Parë-Femra, java e 6-të

Partizani – Studenti, 78-50

Barleti Volley – Vllaznia, 13 nëntor

Tirana – Flamurtari, 13 nëntor

Elbasani (pushim)

Renditja: Partizani 10 pikë, Flamurtari 8 pikë, Tirana 8 pikë, Studenti 7 pikë, Elbasani 6 pikë, Vllaznia 5 pikë, Barleti Basket 4 pikë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Stërvitja paradite apo në mbrëmje? Cila rregullon më mirë sheqerin në gjak

Story i radhës

Fermeri i mandarinave “vuan” për fuqi punëtore dhe treg shitjeje

Të fundit nga