Partizani eliminohet nga Conference League

1 minut lexim

Skuadra e Orges Shehit nuk ia doli të përmbyste humbjen e një jave më parë 0-2 ndaj Iberia 1999, me këta të fundit që kalojnë në turin e trete të këtij kompeticioni falë edhe fal barazimit pa gola në “Elbasan Arena”.

Partizani diktoi ritmin në pjesën e parë, teksa provoi shpesh herë të kërcënonte portën e kundërshtarit, por në asnjë moment nuk ia doli të gjente koordinatat e duhura të kuadratit.

Ashtu si fraksioni hapës, edhe pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati, me kryeqytetasit që në asnjë moment nuk gjetën forcën e duhur për të rihapur ndeshjen, teksa me kalimin e minutave gjeorgjianët menduam disi më shumë për mbrojtjen.

Një fund pa gola dhe pa fitues në “Elbasan Arena”, por me Partizanin që e mbyll këtu aventurën europiane, në turin e dytë të UEFA Conference League.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Si funksionoi në praktikë këmbimi i të burgosurve mes SHBA-së dhe Rusisë?

Story i radhës

Historiani Ganiu: Bashkimi Kombëtar në këtë moment është folklor

Të fundit nga