Partizani e çon në sfidën e 5-të

min lexim

Fiton 3:0 ndaj Tiranës takimin e 4-t.

Superliga e Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj ka nevojë edhe për ndeshjen e 5-t të të duelit final për të përcaktuar kampionen e re të këtij sezoni, pasi Partizani e ka fituar edhe takimin e 4-t ndaj Tiranës dhe ka barazuar serinë e takimeve në 2-2.

Tirana e trajnerit Ben Sako i kishte fituar dy takimet e para, por Partizani i homologut Ylli Tomorri e fitoi ndeshjen e 3-të, duke e mbajtur të hapur betejën për titull, që ka shkuar kështu në duelin e saj të 4-t.

Dhe kjo ndeshje e 4-t e “play-off“-it të finales së titullit “kampion” të rrjetës së meshkujve, midis bardhebluve dhe të kuqve të kryeqytetit, ka folur vetëm për njërën skuadër, atë të Partizanit, që e ka mbyllur gjithçka në vetëm 3 sete dhe në një orë e 24 minuta lojë efektive.

Në fakt, skuadra e trajnerit Tomori e ka bërë të qartë se kishte ardhur për ta mbajtur gjallë këtë duel final, duke e fituar setin e parë bindshëm, 25-12 në 25 minuta lojë, duke vijuar të mos lëshojë edhe në dy setet e para. Partizani e fiton edhe setin e dytë 25-19, në 28 minuta lojë dhe Tirana kujtohet të luajë vetëm në setin e 3-të, që ka qenë i luftuar pikë për pikë, teksa ka zgjatur 31 minuta.

Por është Partizani që e fiton edhe këtë set 25-22, duke e marrë gjithë ndeshjen 3-0 me sete dhe duke e çuar kështu edhe fatin e këtij titulli në takimin e 5-të.

Story i mëparshëm

Pse ndjekësit po aludojnë për një ironi mes Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosajt?

Story i radhës

Pezullohet mësimi në Universitetin e Kalifornisë pas përleshjeve mes grupeve protestuese

Të fundit nga

Optimizëm te Barcelona

Drejtuesit e Barçës e kanë të qartë: duhet të priorizohen rinovimet dhe mbrojtja e lojtarëve strategjikë