Partizani dhe Skënderbeu finalistët e Kupës së Pavarësisë

November 26, 2022
1 minut lexim

Partizani dhe Skënderbeu janë dy ekipet finaliste të Kupës së Pavarësisë në volejboll për femra, turne që po zhvillohet në Tiranë (në sallën e loërave në Farkë). Dy ekipet shqiptare dominuan në fushë në dy ndeshjet gjysmëfinale, duke u kualifikuar me lehtësi në finale.

Partizani mposhti 3-0 (25-23, 25-21, 25-17) rivalët e Fer Volej, në një ndeshje që pati rivalitet vetëm në setin e parë. Më pas, kryeqytetaset dominojnë në fushën e lojës, duke u shkëputur e dituar pa shumë mund. Po 3-0 fiton edhe Skënderbeu kampion, që mposhti Dritën (25-20, 25-22, 25-17).

Sot do të luhen ndeshjet gjysmëfinale për meshkuj dhe të dielën do të luhen dy sfidat finale.

Kupa e Pavarësisë-Femra

Drita – Skënderbeu, 0-3

Partizani – Fer Volej, 3-0

Finale

Partizani – Skënderbeu, 27 nëntor

Kupa e Pavarësisë-Meshkuj

Tirana – Luboteni, 26 nëntor

Peja – Partizani, 26 nëntor

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A mund t’i besoni shoqes së ngushtë? Ja si është ajo sipas shenjës së horoskopit

Story i radhës

Trafik kilometrik në Elbasan, qytetarët “dynden” për të festuar festat e nëntorit

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë