Partizani bind

Partizani bind në transfertën e Dinamo City, të cilën kampionët e fituan me rezultatin 1-3 në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndonëse nga të dyja skuadrat u tentua të gjendej goli.

U desh minuta e 58 që të zhbllokohej kjo sfidë, me Bintsouka që kaloi miqtë në avantazh.

Partizani vazhdoi me sulmet dhe në minutën e 78’ Rrapaj dyfishoi avantazhin, teksa në minutën e 83’ Da Silva realizoi golin e tretë për “të kuqtë’ e kryeqytetit.

Dinamo tentoi të reagonte dhe gjeti rrugën drejt rrjetës me Kacorrin në minutën e 90+3’, megjithatë në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 1-3.

Pas raundit të pestë të Kategorisë Superiore, Dinamo City renditet në vend të nëntë me vetëm tre pikë, teksa Partizani ngjitet në vend të dytë me tetë pikë, dy më pak se Tirana kryesuese, por me kampionët në fuqi që kanë një ndeshje të prapambetur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“I’m Good (Blue)” e Bebe Rexhës dhe David Guettas është bashkëpunimi më i pëlqyer për vitin 2023 në Spotify, sipas një studimi të ri

Story i radhës

250 fermerë ekspozojnë produktet “Made in Albania” në Tiranë

Të fundit nga