Nevzad Luftiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ka bërë të ditur se sot me partitë politike shqiptare në Komunën e Bujanocit kanë biseduar për zgjedhjet e ardhshme lokale që do mbahen këtë vit.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është arritur një marrëveshjeje për zgjedhjet që pritet të mbahen.
“Lajm i mirë është se të gjithë u deklaruan pro arritjes së një marrëveshjeje parazgjedhore ose paszgjedhore për shumicën shqiptare në mandatin e ri, dhe janë të gatshëm që në takimet e radhës t’i diskutojmë parimet dhe kriteret e kësaj marrëveshje”.
“KKSH, do inicioj dhe takime të tjera për t’i konkretizuar gjërat e diskutuara sot. Iniciativa e KKSH-së nuk ka të bëjë me anashkalimin ose përjashtimin e ndonjë komuniteti tjetër, por me respektimin e vetvetes si komuniteti më i madh në Komunën e Bujanocit”, ka thënë Lutfiu.