Anketa e re tregon përparësi të dyfishtë të VMRO-DPMNE-së para LSDM-së, dhe kjo sipas nënkryetarit të VMRO-së, është realitet që po ndodhë pas gjithë këto vite jo punë dhe paaftësi të qeverisë dhe skandaleve që vijojnë.
Për këtë, në një intervistë për “Republika”, Misajllovski thotë se kërkojnë zgjedhje të parakohshme por LSDM ka frikë, transmeton Zhurnal.
Ai sqaron se në ky pushtet nuk ka sjellë jetë më të mirë dhe se qeveria e Zaevit dhe kjo e Kovaçevskit janë grupë oligarkësh që nuk kanë pikë të përbashkët me popullin dhe nuk i shohin nevojat e tyre.
“Për këtë më së miri nevojiten zgjedhje të parakohshme sepse ky pushtet na ka sjellë në hendek. Me këto anketa, kurdo që të jenë zgjedhjet, LSDM do të humbë me shumë dallim, VMRO-DPMNE do të fitojë mbi 20 deputetë më tepër se LSDM dhe do ta formojmë qeverinë e re”, thotë Misajllovski.
Ai mbështetet gjithashtu edhe te përqindja e atyre që kanë frikë të shprehen për kë do të votojnë, e që sipas tij, edhe aty shumica janë për VMRO-DPMNE-në.
“Shumica e tyre kanë frikë të shprehin mendimin e tyre, sepse janë në vende pune të administratës. Ne si parti duam të japim shpresë dhe energji të re se mund të jetë më ndryshe, se nuk janë të gjithë njesoj dhe mund të ndryshohet diçka. Dhe për këtë duhet sa më tepër retorikë pozitive para qytetarëve”, thotë ai.
Misajllovski e komenton kyçjen e partive opozitare shqiptare në Qeveri.
“Ata mendojnë se me hyrjen në pushtet do t’i përmirësojnë pozitat e tyre dhe do të jenë më të fuqishëm para votuesve të tyre. Mendimi im është se kjo është shumë e gabuar. Oponenti i parë që këta parti e sulmonin ishte BDI-ja. Po e cekë se të gjitha partitë politike nga opozita shqiptare hynë në qeveri. Besa ishte me LSDM-në e u hidhëruan, Aleanca ishte, u hidhëruan, doli, e tani dëshiron të hyjë përsëri. Kjo është e gabuar ndaj votuesve të tyre dhe nëse mendojnë se me sulmin ndaj VMRO-DPMNE-së do të fitojnë diçka gabojnë, nga kjo kuptohet se të gjitha partitë shqiptare janë të njejta dhe i kontrollon BDI-ja. Por, kjo është çështje e tyre dhe gjithsesi se do të pasqyrohet në zgjedhjet e ardhshme”, thotë Misajllovski.
Burimi:________