partite politike kane 48 ore afat nese duan te ankohen per rezultatin e zgjedhjeve qe u shpall sot 67d5bb57c2233

Partitë politike kanë 48 orë afat nëse duan të ankohen për rezultatin e zgjedhjeve që u shpall sot

March 15, 2025
1 minut lexim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve që janë mbajtur më 9 shkurt 2025, pasi kanë marrë dritën e gjelbër nga PZAP dhe Gjykata Supreme. Vetë kreu i KQZ-së ka pranuar problemet që kanë ndodhur gjatë procesit, megjithatë ka thënë se s’është cenuar integriteti i zgjedhjeve.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka treguar gjithashtu se partitë politike kanë 48 orë afat për t’u ankuar rreth rezultatit të shpallur e të miratuar sot me dhjetë vota për në KQZ. Afati 48 orësh fillon nga ora 17:00 e ditës së sotme, ka sqaruar Radoniqi.

Kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në mbledhjen e mbajtur sot ka treguar se më 9 shkurt kanë votuar në total 966 mijë e 283 apo 46, 54 %.

Nga këto vota, LVV me Albin Kurtin ka marrë 396 mijë e 387 vota apo 42.30 %

PDK me kandidat për kryeministër Bedri Hamzën ka marrë 196 mijë e 474 vota apo 20.95 %

LDK me Lumir Abdixhikun ka marrë gjithsejtë 171 mijë e 357 vota apo 18.27 %

AAK-NISMA ka marrë 66 mijë e 256 vota apo 7.06 % dhe Lista Serbe ka marrë 39 mijë e 915 vota apo 4.26 %.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

protesta e opozites policia blindon kryeqytetin qindra forca policore ne gatishmeri 67d5b1f361b01
Story i mëparshëm

Protesta e opozitës, policia blindon kryeqytetin! Qindra forca policore në gatishmëri

vedat muriqi cudit spanjollet nje gol per vete nje per rivalin dhe humbi nje penallti 67d5bf13d5500
Story i radhës

Vedat Muriqi çudit spanjollët, një gol për vete një për rivalin dhe humbi një penallti

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë