Partitë e pushtetit po “hekurosin” dallimet, kurse opozita po lëviz në drejtime të ndryshme: LSDM agjendë tjetër, BDI agjendë tjetër!

October 21, 2024
min lexim

Shkup, 21 tetor – Në 100 ditët e para, qeveria e re në Maqedoninë e Veriut u përball me shumë kontradikta mes vete, për të cilat opinioni është informuar. Përkundër kontradiktave, funksionimi i Qeverisë subjektet në pushtet i detyrojnë të bashkëpunojnë me njëri tjetrin edhe kur kanë raporte të mira, por edhe kur raportet ftohen, kuptohet nëse ftohja e raporteve nuk arrin “pikën e ngrirjes” dhe sjell tek shpërbërja e shumicës. Për fat të mirë të njërës palë, ose për fat të keq të palës tjetër një “ngrirje” e tillë nuk ka ndodhur, shkruan Zhurnal.

Ndërkohë, kemi një diskoordinim të plotë të partive kryesore opozitare, LSDM dhe BDI. Edhe pse kanë qenë partnerë koalicioni gjithsej më shumë se 10 vite, megjithatë pas zgjedhjeve të fundit raportet kanë ndryshuar në masë të madhe. Zyrtarët e LSDM-së jo një herë kanë akuzuar se ishte sjellja e BDI-së në qeveri vitet e fundit që i solli ata në përjetimin e një disfate zgjedhore përballë VMRO-DPMNE-së, që nuk e kishin përjetuar asnjëherë më parë.
Në anën tjetër, pas zgjedhjeve BDI dhe Fronti Evropian ishin të orientuar për gjetjen e mundësisë për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në në tentim për të formuar qeveri të përbashkët, gjë që i largoi edhe më shumë nga LSDM.

Në situatë të tillë, dy partitë opozitare po meren me tema të ndryshme.

Që kur nuk u bë pjesë e qeverisë, BDI ka forcuar vokabularin kombëtar. Në këtë drejtim,
BDI-ja sot ka vlerësuar se gjatë 100 ditëve të para të Qeverisë së re, VLEN-i pa hezitim po rrënon gjithçka që shqiptarët kanë arritur me shumë mund në sektorin e shëndetësisë.

Sipas BDI-së, shqiptarëve iu është marrë hisja që u takon në shëndetësi, pasi tani më nuk udhëheqin me mbi 50 institucione shëndetësore.

“Shqiptarët udhëhiqnin me mbi 50 institucione shëndetësore deri në përfshirjen e VLEN-it në Qeveri, pa legjitimitet nga populli të cilët pa hezitim rrënuan dhe vazhdojnë të rrënojnë të gjithë ato të arritura. Sot, pas 100 ditë qeverisje, në Qendrën Universitare “Nënë Tereza” – Shkup nga 34 klinika universitare vetëm 3 klinika udhëhiqen nga drejtorë medicinal shqiptarë, veprim i cili nënçmon kapacitetin e mbi 100 specialistëve shqiptarë që janë dëshmuar për kapacitet profesionale në dhënien e shërbimeve shëndetësore, si dhe edukimin e kuadrove të reja, kuadro të dëshmuar edhe në arenën ndërkombëtare me punime shkencore, implementim të metodave të reja në sfera të ndryshme të mjekësisë.”, – deklaroi Armend Asllani nga BDI.

Nga BDI qëndrim të njëjtë kanë shprehur edhe për pozitën e shqiptarëve në sferën e sigurisë, dukes theksuar se rikthmi i incidenteve ndëretnike dhe provokimeve ndëretnike, shtimi i incidenteve të armatosura, degradimi dhe anashkalimi ikuadrove shqiptare, zëvendësimi i tyre me kuadro të VMRO-DPMNE-së, janë ndër rastet e shumta që pasqyrojnë punën e institucioneve të sigurisë në këto katër muaj keq-qeverisje të “qeverisë monoetnike”.

Metamorfozë pas zgjedhjeve ka ndodhur edhe në LSDM. Kjo parti që proklamonte dikur “Shoqëri për të Gjithë”, tani jo rrallë herë mban qëndrime të ashpra ndaj shqiptarëve, shkruan Zhurnal.

Këtë e ka bë edhe sot kryetari i ri LSDM-së, Venko Filipçe, i cili kërkoi nga Qeveria të mos ndajë mjete për komunat që do të financojnë Akademinë Shqiptare.

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe deputeti, Venko Filipçe dhe grupi parlamentar i LSDM-së, një qëndrim të tillë e shprehën sot në Kuvend, deri sa propozuan Ligjin për pagën minimale.

Kjo vetëm se forcon bindjen për hendekun që ekziston mes opozitës për momentin. A do të zhduket ky hendek deri në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, apo do të thellohet edhe më tepër, pritet të shohim.

Mirëpo nëse thuhen gjëra që tejkalojnë limitet, zhdukja e hendekut mes votuesve opozitarë do të bëhet e pamundur, pa marë parasysh nëse atë hendek do ta zhdukin mes veti paritë e partive të kampit opozitar. Kjo mund të shkakton telashe shtesë për ta./Zhurnal

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vetë Apple beson që teknologjia e saj AI është dy vite pas rivalëve

Story i radhës

ISHP: Dy punonjësit e ZOO Shkup rezultojnë negativ me “gripin e shpendëve”!

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë