partia socialiste ndryshon drejtuesit politik ne dy qarqe ulsi manja merr lezhen ne diber 6283f4d9cbc7e

Partia Socialiste ndryshon drejtuesit politik në dy qarqe, Ulsi Manja merr Lezhën! Në Dibër…

May 17, 2022
1 minut lexim

Partia Socialiste ka bërë ndryshime për drejtuesit e saj politik në qarkun e Lezhës dhe Dibrës.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri me anë të një postimi në Facebook, shkruan se drejtues politik në qarkun e Lezhës është vendosur Ulsi Manja duke zëvendësuar Blendi Klosin.

Për Klosin, Gjiknuri  shpreh se ai do të fokusohet në punën e procesit të brendshëm zgjedhor të Ps-së për 61 bashkitë në cilësinë e Sekretarit Organizativ.

Ndërsa në qarkun e Dibrës është vendosur drejtuese politike Belinda Balluku.

Postimi i Damian Gjiknurit:

Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falenderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar duke ju përkushtuar plotësisht mbarëvajtjes së procesit të brendshëm zgjedhor të partisë në territorin e 61 bashkive.  Punën e mirë të bërë nga Ulsiu në Qarkun e Dibrës do ta vazhdojë më tej Belinda Balluku

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

detaje nga kercenimi me bombe ne universitetin e prishtines policia alarm i rreme 6283f4245d89d
Story i mëparshëm

Detaje nga kërcënimi me bombë në Universitetin e Prishtinës, Policia: Alarm i rremë

a do te bashkohet edhe austria ne nato tregon kancelari austriak 6283f51f39fc1
Story i radhës

A do të bashkohet edhe Austria në NATO, tregon kancelari austriak

Të fundit nga

ShkoLartë