partia ne pushtet ne suedi mbeshtet anetaresimin ne nato 628136092b3ea

Partia në pushtet në Suedi mbështet anëtarësimin në NATO

May 15, 2022
1 minut lexim

Subjekti politik në pushtet në Suedi, Partia Social-Demokrate, tha më 15 maj se mbështet anëtarësimin e vendit në NATO, duke hequr dorë kështu nga një politikë kundër bashkimit në aleanca ushtarake, dhe duke i hapur rrugën vendit që të aplikojë për anëtarësim në aleancën perëndimore.

Ky njoftim vjen teksa është rritur mbështetja publike dhe politike në Suedi për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Kjo çështje ka ndarë socialdemokratët e kryeministres suedeze, Magdalena Andersson, pasi disa anëtarë të partisë kanë shprehur shqetësimin se vendimi për aplikim për anëtarësim po merret me nxitim.

Partia Social-Demokrate tha të dielën se nëse aplikimi i Suedisë miratohet, ky shtet do të punonte që të shprehë “rezervat e njëanshme kundër vendosjes së armëve bërthamore në bazat e përhershme në territorin e Suedisë”.

Ky njoftim nga Suedia vjen disa orë pasi shteti fqinj, Finlanda, po ashtu zyrtarisht njoftoi se do të aplikojë për anëtarësim në NATO.

Këto dy shtete kanë shprehur dëshirën për të vepruar në mënyrë të koordinuar dhe për të dorëzuar kërkesat e tyre për anëtarësim së bashku, veprim që shihet si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus.

Gjatë një mbledhjeje të partive parlamentare që diskutuan për politikën e sigurisë të premten, u arrit në përfundim se anëtarësimi i këtij shteti në NATO do të zvogëlonte rrezikun e konfliktit në Evropën Veriore.

Suedia, që ishte shtet neutral edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka qëndruar jashtë aleancave ushtarake për më shumë se 200 vjet, edhe pse ka krijuar raporte të afërta me NATO-n që prej viteve ’90.

Rusia ka paralajmëruar se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do të pasohet me përgjigje të Moskës./REL

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

berisha me demokratet ne lezhe e ardhmja jone eshte vetem be 628135c28d10c
Story i mëparshëm

Berisha me demokratët në Lezhë: E ardhmja jonë është vetëm BE

arta elezaj shfaqet joshese nga pushimet ne bregdet poston imazhe te reja provokues 6281360eb137b
Story i radhës

Arta Elezaj shfaqet joshëse nga pushimet në bregdet, poston imazhe të reja provokues

Të fundit nga

PSG nuk fal as në javën e fundit

Është luajtur sot java e 34-të dhe e fundit për sezonin 2024-2025 në Ligue 1, ku janë përcaktuar tashmë të gjitha verdiktet. PSG nuk fal as në javën e fundit, ku ekipi
ShkoLartë