Partia Liberale Egjiptiane: 500 të rinj janë të gatshëm t’i bashkëngjiten FSK-së

March 3, 2022
1 minut lexim

Partia Liberale Egjiptiane e përkrah “Fondin e Sigurisë”, të themeluar nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari i PLE-së, Veton Berisha, tha se për shkak se ky komunitet nuk qëndron mirë ekonomikisht, kontributin për sigurinë e Kosovës do ta japin në forma të tjera, përmes angazhimit të drejtpërdrejtë në Ushtrinë e Kosovës.

Berisha tha se 500 të rinj dhe të reja janë të gatshëm që t’i bashkëngjiten Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ne, egjiptianët e Kosovës, e mbështesim Fondin e Sigurisë nga Qeveria Kurti dhe i bëjmë ftesë secilit nga komuniteti egjiptian në Kosovë dhe diasporë që brenda mundësive të kontribuojnë në këtë fond, mirëpo duke e ditur se gjendja ekonomike e komunitetit është e dobët dhe duke e ditur që shumica e kanë të pamundur të kontribuojnë financiarisht në këtë fond dhe duke vlerësuar që numri i pjesëtarëve nga komuniteti egjiptian në Forcën e Sigurisë së Kosovës është shumë i vogël, ne si komunitet egjiptian ofrojmë rreth 500 të rinj dhe të reja me edukim të avancuar për t’iu bashkëngjitur Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Ndryshe, në dy ditët e para të themelimit të “Fondit të Sigurisë”, shumë ndërmarrje, personalitete dhe qytetarë kanë dhënë kontributin e tyre.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri shqiptar i Mbrojtjes: Mbi 100 avionë mbrojnë hapësirën tonë ajrore

Story i radhës

Ambasadori i Italisë Andrea Silvestri realizoi vizitë pune në Universitetin e Tetovës

Të fundit nga

ShkoLartë