Partia Guxo ngre alarmin për kërcënimin e Vuçiqit ndaj Kosovës

Pas deklarimeve të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se dislokimi i ushtrisë serbe i përket Serbisë, ka reaguar edhe partia “Guxo”.

Sipas tyre ky kërcënim u bë publikisht dhe në prani të NATO-s, aleancës ushtarake që është garantuese e sigurisë së Kosovës dhe se kjo e bënë situatën edhe më serioze.

Partia Guxo ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme kundër Serbisë.

Përmes një komunikate për medie Partia GUXO ka kërkuar që ky kërcënim të trajtohet me seriozitetin më të madh nga KFOR-i e NATO, por edhe nga BE e SHBA.

“Partia GUXO e vlerëson të domosdoshme që në kufirin e Kosovës me Serbinë, të kthehet zona e sigurisë prej 5 kilometrave si masë e parë parandaluese ndaj kërcënimeve të një shteti që ende vringëllon armët dhe që tashmë është dëshmuar si strehë e terroristëve”, thuhet në reagimin e partisë “Guxo”. 

Story i mëparshëm

Kërkohet dënimi i “krimit të apologjisë” së komunizimit në Shqipëri

Story i radhës

Dielli në Shigjetar, cilat shenja do të preken më shumë?

Të fundit nga