“Partia e veprave të zeza”- Berisha ironizon socialistët: Festojnë sot përvjetorin e ndërrimit të emrit!

min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar socialistët në 31-vjetorin e krijimit të partisë së tyre.

Berisha shprehet se PS feston sot si parti shtet përvjetorin e ndërrimit të emrit. Ai shprehet se kjo parti u themelua në fillim si Partia Komuniste dhe pastaj u pagëzua si Partia e Punës për shkak të gjenocidit dhe krimeve kundër njerëzimit.

Ai shkruan se pas disa përpjekjeve të bëra nga Fatos Nano për reformimin  e saj, nën udhëheqjen e Edi Ramës kjo parti u shndërrua sërish në parti shtet.

“Kjo parti, me ne krye Edi Ramen, ndertoi narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe dhe si parti shtet, instaloi pas 31 viteve, monizmin e plote ne Shqiperi”, shkruan Berisha.

Statusi i plotë i Berishës

Partia Socialiste kremton sot si parti-shtet pervjetorin e nderrimit te emrit! Te dashur miq,

Sot, partia e PPSH feston diten e pagezimit te saj te trete me emrin qe mbart sot.
Ajo u themelua me 8 nentor te vitit 1941 nga serbet Miladin Popoviç dhe Dushan Mugosha si Partia Komuniste e Shqiperise. Per shkak te genocidit dhe krimeve kunder njerzimit qe kreu gjate luftes si nje parti terroriste e vertete, pas lufte emri u nderrua nga PKSH ne Partia e Punes se Shqiperise dhe perseri per shkak te genocidit dhe krimeve kunder njerezimit qe ajo si parti-shtet, nen udheheqjen e diktatorit gjakatar Enver Hoxha kreu per dekada ne pushtet, u detyrua qe me 12 qershor te vitit 1992 te ndryshoje emrin ne Partia Socialiste e Shqiperise.

Pas disa perpjekjeve te bera nga Fatos Nano dhe nje grup te rinjsh per reformimin e saj, kjo parti nen udheheqjen e Edi Rames eshte shendrruar perseri ne nje parti-shtet e lidhur gjeresisht ne kreun e saj, me drogen, krimin dhe vjedhjet e medha te fondeve dhe pasurive publike.

Kjo parti sot, nen drejtimin e Edi Rames kremton pervjetorin e nderrimit te emrit si parti e veprave me te zeza dhe mynxyres se vertete kombetare si parti antikombetare qe shendroi Tiranen ne Beogradin e Vogel qe u shet shqiptarve interesat e Serbise per interesa te Shqiperise, dhe qe duke zbatuar platformen e Vaso Çubrilliviçit, perzuri ne 4 vite 540 mije shqiptare nga Shqiperia.

Kjo parti, me ne krye Edi Ramen, ndertoi narkoshtetin e pare dhe te vetem ne Europe dhe si parti shtet, instaloi pas 31 viteve, monizmin e plote ne Shqiperi!

Keto 9 vite ne pushtet, Partia Socialiste mbylli dyert e BE-se per Shqiperine!
Edi Rama, ne krye te PS me lidhjet e tij te krimit, shnderroi Shqiperine ne epiqender operative te organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut e Amerikes se Jugut dhe Lindjes se Mesme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ligji për Shëndetin Mendor i pazbatueshëm, formohet grupi punues për hartimin e koncept-dokumentit

Story i radhës

Djalli është në Beograd, këta e kërkojnë në presidencën e Kosovës

Të fundit nga