Partia e Lirisë: Rama nuk e ndjen shpopullimin, sheh suksesin te paratë publike që i kalon miqve

min lexim

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë Floida Kërpaçi me anë të një deklarate për mediat ka thënë se shpopulllimi i vendit është një proces që ka ardhur për shkak të mungesës së meritokracisë, mungesës së vendeve të punës dhe pagave të ulëta dhe mbi të gjitha mungesës së shpresës.

Kërpaçi shtoi më tej se në harkun kohor të 10 viteve të qeverisë Rama synimi i të rinjve shqiptarë që jetojnë në rrrethe ka kapërcyer, nga kërkesa për edukimim cilësor dhe ndërtimi i jetesës në kryeqytet, direkt në largimin nga vendi për të marrë edukim dhe shërbimet bazike atje.

Ajo tha gjithashtu se “Kryeministri Rama në 10 vjetorin e qeverisjes së tij nuk e ndjen efektin e shpopullimit, pasi ai e sheh suksesin tek paratë publike që i kalon miqve të tij përmes koncesioneve, tenderave, etj”.

Deklarata e plotë: 

Përshëndetje!

Prej vitesh ne si të rinj dhe Partia e Lirisë kemi ngritur shqetësimin për largimin e të rinjve nga vendi.

Një proces që ka ardhur për shkak të mungesës së meritokracisë, mungesës së vendeve të punës dhe pagave të ulëta dhe mbi të gjitha mungesës së shpresës.Këtij shqetësimi kombëtar i është bashkuar edhe Kisha Katolike Shqiptare, me preokupimin madhor se çfarë po ndodh me vendin tonë e si ai po transformohet.Shpopullim do të thotë më pak mjek, më pak mësues, më pak inxhinierë, mekanikë, profesionistë të të gjitha fushave.

Efektin shkatërrues të shpopullimit dhe mungesën e njerëzve të kualifikuar po e ndjejnë përditë të gjitha bizneset shqiptare, shqetësime të cilat janë pasqyruar dhe në media.

Nëse shkon në qytetet e Shqipërisë nuk ka ngelur më i ri, madje edhe ata që janë synojnë të largohen sa më parë.

Në harkun kohor të 10 viteve të qeverisë Rama synimi i të rinjve shqiptarë që jetojnë në rrrethe ka kapërcyer, nga kërkesa për edukimim cilësor dhe ndërtimi i jetesës në kryeqytet, direkt në largimin nga vendi për të marrë edukim dhe shërbimet bazike atje.

Në afatgjatë ikja masive e të rinjve nga Shqipëria, shpopullimi i Shqipërisë nga shqiptarët, do të ulë edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit sepse nuk do të ketë më njerëz!

Si do t’i paguhen pensionet, pensionistëve të vendit, nëse nuk ka mjaftueshëm punëtorë që të kontribuojnë për të mbajur në këmbë skemën e pensioneve?

Si do të financohet shëndetësia? Arsimi?

Pa marrë parasysh, ekipin e gjerë të ekspertëve dhe profesionistëve që i duhen vendit në procesin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Kryeministri Rama në 10 vjetorin e qeverisjes së tij nuk e ndjen efektin e shpopullimit, pasi ai e sheh suksesin tek paratë publike që i kalon miqve të tij përmes koncesioneve, tenderave, etj.

Për kryeministrin largimi masiv i të rinjve është një fenom që ka ndodhur gjithmonë dhe nuk e sheh si problem të qeverisë së tij të korruptuar. Kryeministri nuk e sheh që gjithë kjo dëshirë për largim vjen për shkak të dështimit të politikave të qeverisë së tij për rininë por problemin e shikon tek mediat shqiptare dhe ndërkombëtare që vijojnë të shkruajnë për dyndjen e të rinjve shqiptarë në vendet europiane.

Shqiptarët kanë nevojë për një qeveri dhe parlament që kujdeset për të ardhmen e tyre, jo si aktualja, që interes ka të sigurojë këstin e radhës të vjedhjes së shqiptarëve.

Për Partinë e Lirisë, rinia dhe të rinjtë kanë qenë janë dhe do të mbeten prioritet. Ne kemi politika të qarta për të ndaluar largimin e të rinjve, mbështetjen dhe promovimin e tyre. Për Partinë e Lirisë motivimi dhe zhvillimi i të rinjve nuk vjen nga legalizimi i parave të pista por nga krijimi i mundësive për të punuar në mënyrë të ndershme në vendin e tyre dhe me të ardhura që garantojnë një cilësi të mirë jetese.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

‘Jam pak e trishtuar’, Klaudia Pepa pozon pa filtra dhe tregon pasigurinë e saj

Story i radhës

(VIDEO) Nesër në mesditë takimi i liderëve, shumica konfirmojnë pjesëmarrjen

Të fundit nga