partia e lirise propozon 4 nisma nga shpallja e fatkeqesise natyrore te pagesat shtese te menjehershme per zjarrfikesit 6a7f1d4fd1122

Partia e Lirisë propozon 4 nisma: Nga shpallja e fatkeqësisë natyrore te pagesat shtesë të menjëhershme për zjarrfikësit

August 14, 2026
1 minut lexim

Partia e Lirisë ka reaguar për situatën e zjarreve në vend, duke e cilësuar gjendjen si “katastrofike”, ndërsa ka propozuar katër masa për përballimin e situatës dhe mbështetjen e zjarrfikësve dhe qytetarëve të prekur.

Në një deklaratë, Blushi akuzon qeverinë për menaxhim të dobët të situatës dhe kritikon mungesën e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për zjarrfikësit. Ai shpreh gjithashtu mirënjohje për punën e tyre, por thekson se “nuk mund të kërkosh heroizëm nga zjarrfikësit për të fshehur paaftësinë e shtetit”.

Sipas Blushit, zjarrfikësit përballen me rrezikun çdo ditë, ndërsa ende nuk kanë marrë shpërblimet dhe pagesat për orët shtesë të punës gjatë këtyre ditëve.

Partia e Lirisë kërkon, së pari, shpalljen pa vonesë të Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore në të gjitha zonat e dëmtuara nga zjarret, me qëllim garantimin e dëmshpërblimit për qytetarët që kanë humbur pronat dhe pasuritë e tyre.

Së dyti, Blushi i kërkon Presidentit të Republikës të mbledhë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për hartimin e një strategjie të përbashkët dhe koordinimin e institucioneve, duke mobilizuar burimet kombëtare dhe duke siguruar mbështetjen e nevojshme ndërkombëtare.

Së treti, sipas Partisë së Lirisë, qeveria duhet t’i drejtohet menjëherë Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Europian, me argumentin se prioritet duhet të jetë shpëtimi i jetëve dhe mbrojtja e pasurive publike e private.

Së katërti, kërkohet pagesa e menjëhershme e të gjitha orëve shtesë për zjarrfikësit, dhënia e të paktën një page shpërblim dhe pajisja e tyre me mjetet dhe veshjet profesionale të nevojshme për ndërhyrjet në terren.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

predikuesi islamik nga bosnja pritet te debohet nga kosova cka thone bik u dhe komuna e pejes 6a7f1cd38ff9f
Lajmi i mëparshëm

Predikuesi islamik nga Bosnja pritet të dëbohet nga Kosova, çka thonë BIK-u dhe Komuna e Pejës?

dogji vajzen 3 muajshe me tharese dhe i shkaktoi vdekjen nena 28 vjecare denohet me 6 vite burg per vrasje 6a7f1db5554f6
Lajmi i radhës

Dogji vajzën 3-muajshe me tharëse dhe i shkaktoi vdekjen, nëna 28-vjeçare dënohet me 6 vite burg për vrasje

Të fundit nga

Uji në Gostivar tani mund të pihet

Pas gati një muaji, qytetarët e Gostivarit mund ta përdorin sërish ujin nga ujësjellësi për pije. Nga Shtabi Kryesor për Menaxhimin e Krizave njoftuan se rezultatet më të fundit të analizave kanë
ShkoLartë